Connect with us

Bota

Biden tur diplomatik në Europë, ja cilat vende do të vizitojë

Presidenti amerikan Joe Biden do të nisë një turne diplomatik në Evropë nga sot 9 deri më 13 korrik, duke vizituar Britaninë, samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas Finlandën.

Turneu i udhëheqësit amerikan në tre vende synon “të demonstrojë lidershipin e presidentit në skenën botërore” në një kohë kritike të luftës në Ukrainë. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do të demonstronte lidershipin e presidentit në skenën botërore”.

Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të “forcuar lidhjet e ngushta” që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre. Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, tha zëdhënësja e tij, sipas njoftimit për shtyp.

Për ndalesën e fundit të udhëtimit të tij, në Helsinki, Joe Biden do të shkojë në një samit midis liderëve amerikanë dhe homologëve të tyre nordikë më 13 korrik./Dosja.al

Advertisement