Connect with us

Kronike

Bie konsumi, reduktohen importet

Nga perditesimet e fundit rezulton se cmimet e larta po e reduktojnë konsumin në vend, duke ndikuar në uljen e importeve të shumë produkteve.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 11 mujorin, importet në total, në sasi, u tkurrën me 6.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Importet në vlerë për janar-nëntor arritën në 7.3 miliardë lekë, me rritje 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tkurrjen më të lartë në sasi e ka shënuar kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që u tkurr me 15% m bazë vjetore për periudhën janar-nëntor.

Efektin e ka dhënë ulja e karburanteve, teksa importuesit pohojnë se rritja e çmimeve të naftës e benzinës ka ndikuar ndjeshëm në konsumin e tyre.

Materialet e ndërtimit, që shënuan rënie në pjesën e parë të vitit për shkak të shtrenjtimit të çmimeve e kanë marrë veten, duke iu rikthyer rritjes edhe në sasi.

Importet e gizës dhe çelikut u zgjeruan me më pak se 1% në sasi, ndërsa të çimentos me 12%.

Në rënie të ndjeshme ishin drithërat, që u tkurrën me 24.5% në sasi për 11 mujorin, që sipas aktorëve të tregut është e lidhur me rënien e konsumit si pasojë e emigracionit dhe importin e sasive të larta në muajt e parë të vitit, duke krijuar rezerva.

Në nëntor, inflacioni arriti në 7.9%, çka nënkupton se çmimet mesatarisht janë rreth 8% më të shtrenjta se një vit më parë.

Ndonëse për herë të parë në në më shumë se një vit, inflacioni shfaqi shenja ngadalësuese, sërish ai mbetet afër niveleve më të larta që nga viti 1998. Shtrenjtimin më të lartë e kaë shënuar ushqimet, që janë produkti bazë i jetesës dhe karburantet.

 

Advertisement