Kosova
BIE KURTI 2/ Rikthimi i Grenellit dhe çfarë do bëj ai me qeverinë e Kosovës
Analisti britanik Tim Judah, ka thënë se rikthimi eventual i ish-emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, do ishte arsye e fortë për t’u shqetësuar Qeveria e Kosovës.
“Ajo që do të ndodhë, varet nga ata që do të emërohen në detyra të caktuara. Për shembull, a do të kthehet Richard Grennell, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm më parë? A do të jetë sërish ai njeriu me ndikim? Në keto rast, mendoj se ndoshta ka arsye te forta për t’u shqetësuar, veçanërisht Qeveria në Prishtinë” – theksoi Judah në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ai është pyetur edhe për pritshmëritë e tij, që pas zgjedhjes së Donald Trump president i ShBA-së do të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, por Judah është shprehur pesimist.
“Mendoj se nuk ka gjasa, sepse në fund të ditës, duhet të ketë vullnet politik në Kosovë dhe në Serbi. Aktualisht, nuk mendoj se ka ndonjë vullnet politik për ta bërë këtë. Sigurisht, është e rëndësishme nëse amerikanët dhe evropianët janë të bashkuar dhe mbështesin një formë zgjidhjeje” – deklaroi analisti britanik duke kujtuar se Donald Trump ishte perpjekur edhe here tjeter…
“Kishte një nënshkrim të famshëm në Uashington për dy marrëveshje të ndara, por asgjë e madhe nuk doli prej tyre. Kështu që nuk jam i sigurt nëse do të ketë ndryshime në administratën e dytë të Trumpit” – potencoi Judah