Connect with us

Kronike

Bie nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë gruaja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia bën me dije se një e moshuar ka rënë nga kati i shtëtë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ende nuk ka informacione nëse shtetasja me inciale N.B, ka rënë aksidentalisht apo pas kësaj fshihet një ngjarje kriminale.

“Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement