Kronike
Bie një grua nga pallati në Durrës, pamje nga vendngjarja (VIDEO)
Një grua ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një pallati në Durrës, pranë Stacionit të Trenit.
Nga informacionet paraprake, mësohet se gruaja e moshës rreth 60 vjeçe me iniciale E.K., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.
Operatori Denis Simaku sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Nuk dihet ende nëse gruaja ka rënë aksidentalisht apo kemi të bëjmë me një tentativë për vetëvrasje.