Connect with us

Politike

Bie përjashtimi 30 ditë për deputetët, GJK pranon padinë e opozitës për Rregulloren e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht padinë e opozitës për Rregulloren e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nene të Rregollores së re të Parlamentit, por duke u treguar e kujdesshme që mos t’ia prishë edhe mazhorancës.

Opozita ankimoi në GJK Rregulloren e miratuar me votat e mazhorancës për përjashtimin me 60 ditë e 30 ditë të deputetëve nga Kuvendi në raste përplasje mes tyre, por GJK ka lënë në fuqi masën 60 ditë përjashtim në rastet kur hidhen lëndë piroteknike apo kur deputetët kryejnë vepër penale.

Pra, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi përjashtimet 30-60 ditë të deputetëve, por kufizon rastet kur mund të përdoren ato.

Nuk do të ketë përjashtim të deputetëve me 30 ditë, për rastet e dhunës mes tyre.

Gjykata lë në fuqi masën 10 ditë për këtë rast. Me argumentin se marzhi 10-30 ditë lë vend për arbitraritet.

Por përjashtimi me 30 ditë do të aplikohet për rastet kur deputeti:

1. Dëmton pajisjet e Kuvendit

2. ⁠Bën shkelje të përsëritura

Përjashtimi me 60 ditë do të aplikohet vetëm kur deputeti përdor lëndë piroteknike, sepse këtë gjykata e konsideron paramendim.

Nuk do të lejohet 60 ditë përjashtim, për raste që janë vepra penale ose kur veprimet janë të përsëritura. Kjo u konsiderua nga gjykata masë ekstreme që cënon përfaqësuesin e popullit të ushtrojë demokracinë përfaqësuese

Gjykata la në fuqi nenin për mbledhjet online në kohë të zakontë (jashtë fatkeqësive apo emergjencave) me argumentin se Kuvendi ka autonomi të vendosë rregullat e vetë.

Advertisement