Connect with us

Kosova

Bie zilja e telefonit/ Blinken-Kurtit: De-eskalim dhe plani 3 pikësh i BE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë folur për situatën në veri dhe nevojën për de-eskalim të situates.

Sekretari Blinken, në njoftimin e tij ka thënë se ka kërkuar gjithashtu një kthim të menjëhershëm në dialogun e ndërmjetësuar nga bashkimi Evropian

Blinken në këtë bisedë ka theksuar se plani tre pikësh i Bashkimit Evropian është rruga që duhet ecur përpara.

Lidhur me këtë bisedë. Ka dhënë detaje edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller. Ai ka treguar se Sekretari Blinken i ka kërkuar kryeministrin Kurti që kryetarët e 4 komunave veriore të punojnë nga lokacione alternative. Gjithashtu Miller ka treguar se Sekretari Blinken e ka falendëruar Kurtin për pjesëmarrjen në takimin e 22 qershorit në Bruksel.

Advertisement