Connect with us

Bota

Bieber: Imazh fatal njëanshmërie i Perëndimit me Serbinë

Njohësi i zhvillimeve politike dhe historiani, Florian Bieber, në një intervistë për ‘profil.at’ ka folur lidhur me situatën e krijuar në Kosovë, specifikisht në veri të vendit dhe për qasjen e Ndërkombëtarëve ndaj Kosovës dhe Serbisë pas gjithë tensioneve të krijuara me NATO-n dhe Policine e Kosoves

Bieber thotë se Perëndimi duket se, në mënyrë ekskluzive, po e kërkon fajtorin në Prishtinë. Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli po ushtrojnë presion mbi Kosovën, pasi mendojnë se mund ta përballoj, por thotë se një gjë e tillë nuk po bëhet edhe me Serbinë dhe sipas historianit, “një gjë e tillë krijon një imazh fatal të njëanshmërisë për Perëndimin”.

Duke folur për rastin e tre policëve, Bieber thotë se do të ishte një shkelje e rëndë e Rezolutës së OKB-së nëse vërtetohet se Serbia i ka rrëmbyer ata

“Ky do të ishte një skandal i madh ndërkombëtar” – deklaroi njohësi i zhvillimeve politike

 

Advertisement