Connect with us

Kronike

‘Big Brother’ në Elbasan, policia aksion për heqjen e kamerave

ELBASAN– Policia e Shtetit ka hequr kamerat e sigurisë edhe në rrugët e qytetit të Elbasanit. Deri më tani nuk ka detaje se në cilat rrugë të qytetit kanë qenë të vendosura kamerat, pasi Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar. Një aksion i ngjashëm u zhvillua dje në Lushnje dhe në Fier, ndërkohë që prej ditësh po hiqen kamerat që dyshohet se janë vendosur nga anëtarë të grupeve kriminale nga jugu në veri.

Aksioni nisi me Shkodrën, për të vijuar më pas në qytete të tjera të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Për vendosjen e kamerave kanë nisur hetimet, e disa persona janë marrë në pyetje por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Advertisement