Aktualitet
Bilanci/ Në një vit 67 policë TË ZHVESHUR
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedurat e përshpejtuara për përjashtimin nga Policia e Shtetit të policit të patrullës së përgjithshme në komisariatit nr.1 Serxhio Cani, i cili u arrestua si autor i disa grabitjeve në zonën e liqenit.
Serxhio Cani bëhet kështu polici i 67-të që përjashtohet nga Policia gjatë këtij viti.
NTV.AL mëson se pas arrestimit të policit së bashku me policin e bashkisë Saimir Muzikanti, në komisariatin nr.1 kanë ardhur dhe denoncime të tjera ndaj tyre që u kanë zhvatur para e sende me vlerë qytetarëve të kapur në shkelje që të mos i arrestonin.
Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Muhamet Rrumbullaku, u përjashtuan 7 punonjës policie të nivelit të lartë e të mesëm në Berat të cilët shkelën procedurat standarde të punës dhe nuk parandaluan aktivitetin e përpunimit të kanabisit që u zbulua në një serë në Berat.