Connect with us

Aktualitet

Bill Clinton iku, lobimi kundër Albin Kurtit vazhdon

Sipas analistit Andi Bushati, i vetmi kumt politik dhe i vetmi qëndrim që i’a vlen të debatohet nga ajo që tha ish presidenti i 42 amerikan në Tiranë, Bill Clinton, ishte paragrafi që ai artikuloi për Kosovën.

Sipas ti, “Po të analizohet dhe po të dekriptohet fjalë për fjalë, fjala e ish presidentit përbënte pa dyshim një goditje për politikën që po ndjek kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti”

Bushati thote se “Në fjalimin e Klintonit përmendjej fjala “gabim” për zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe, dhe bëhej thirrje se duhej ndalur kjo “marrëzi” si edhe theksohej se minoriteti slloavo-ortodoks në Kosovë ka nevojë për një qeverisje të denjë”

Ne editorialin e tij analisti Andi Bushati shkruan se po të shqyrtohet në thelb, Bill Klinton nuk është se bëri ndonjë kritikë thelbësore për politikën e ndjekur, ai thjesht, u rekrutua të lobojë për të ushtruar dozën e presionit, në atmosferën e përgjithshme të trysnisë që po bëhet ndaj Albin Kurtit.

Sipas Bushatit, nga dy mendësi që po mbizotërojnë sot lidhur me debatin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, fatkeqësisht për momentin, duhet pranuar se, obsioni që mbron Tirana dhe jo ai që kërkon Prishtina, po fiton më shumë popullaritet në perëndim.

E në këtë kuadër duhet parë edhe zbarkimi i ish presidentit amerikan në Tiranë. Vizita e tij u sponsorizua dhe u organizua nga ata që besojnë se qëllimet e mira të harmonisë dhe bashkëjetesës arrihen përmes koncesioneve që i duhen bërë Beogradit

 

Advertisement