Connect with us

Aktualitet

Biseda e çiftit për drogën, djali i zyrtarit të PS-së: Beb po vjen…

Bisedat mes djalit të zyrtarit të Partisë Socialiste, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me 430 kilogramë kokainë të gjetur në laboratorin në Fier.Nga bisedat e përgjuara, djali i zyrtarit socialist Viktor Çervanaku thotë se ka mbërritur në aeroport Nikolin Gjolena dhe me ardhjen e tij do fillojnë punën për ekstraktimin e lëndës narkotike. Megjithatë, në mesazhe thuhet se ende nuk kanë ardhur kimistët.

Biseda e përgjuar në datën 26.09.2022 ora 16:00:36

Denilson Çervanaku: Bebi ne oren 10-te do iki ne aeroport.
Enxhi Ferhati: Vjen Lushi!!!
Denilson Çervanaku: Pooo! Hohohooo
Enxhi Ferhati: Hahhaha Sot?
Denilson Çervanaku: Po.
Enxhi Ferhati: Shyqyr.
Denilson Çervanaku: Shyqyr. Te dua
Enxhi Ferhati:…. Ky eshte lajm i mire?
Denilson Çervanaku: Poo
Enxhi Ferhati: Shyqyr me behet qejfi per ty beb.
Denilson Çervanaku: Eshte lajm i mire se do fillojm NEPU
Enxhi Ferhati: Po NEPU ka fillu me kohe more ca me thua.
Denilson Çervanaku: Do filloj NEPU tamam NEPU
Enxhi Ferhati: Po s’kane ardhur akoma ato mo beb.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Advertisement