Aktualitet
Biseda erotike me një mashkull/ Reagon Kisha Ortodokse: Prifti Xhufka nuk…
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas publikimit në emisionin ‘Piranjat’ të disa bisedave të priftit At Nikolla Xhufka nga Elbasani i cili flirtonte me një burrë për një marrëdhënie homoseksuale mes tyre, pavarësisht nga ajo se çfarë ai deklaron publikisht.
Përmes një reagimi nga profili i saj mediatik, Kisha Orthodhokse shkruan se At Nikolla Xhufka nuk përfaqëson komunitetin Orthodhoks. Po ashtu në njoftim thuhet se ai është vetëshpallur si pjesëtar i komunitetit Orthodhoks dhe me qëndrimet e tij po dëmton rëndë interesat e Shqipërisë dhe të sigurisë Kombëtare.
Kujtojmë se At Nikolla Xhufka është i njohur për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Reagimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:
“Nisur nga një video e shfaqur në emisionin “Piranjat” në TV “SYRI” ku shfaqet shtetasi i vetshpallur klerik i njohur mediatikisht me emrin Nikolla Xhufka, por zyrtarisht me emrin Niko Bllazhde, Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë sqaron opinionin publik që z. Nikolla Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks. Ai prej kohësh i vetshpallur si klerik orthodhoks duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cënuar imazhin Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe duke paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.”