Connect with us

Rajon

Biseda me ndërkombëtarët/ Vuçiç flet pas tryezës: Takim i vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar sot “pesëshen e madhe” në Beograd, ndërsa pas takimit i është drejtuar publikut duke deklaruar se

“Një takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel”, tha Vuçiç.

Pas takimit, Lajçak tha se tema e vizitës ishte arritja e progresit në zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe deeskalim të situatës me Kosovën.

Lajçak tha se të dyja palët duhet të punojnë për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe se pa këtë “nuk ka të ardhme evropiane për të dy vendet”. Ai bëri të ditur se vazhdimi i dialogut do të jetë në agjendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën, ndërsa do të jetë edhe temë e Këshillit të Evropës në fund të javës së ardhshme.

Advertisement