Aktualitet
Bisedat e kriminelëve në Sky/ Analisti: Të dhënat do jenë tronditëse
Falë zhvillimeve teknologjike janë krijuar platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat të cilat po përdoren gjerësisht nga grupe të sofistikuara të krimit dhe jo vetëm për të shmangur gjurmët në kryerjen e aktiviteteve të tyre. Nga dekriptimi i komunikimeve në këto platforma janë zbardhur disa ngjarje kriminale kohët e fundit.
Analisti Lorenc Vangjeli gjatë një interviste televizive, duke folur për operacionin “Kurrë Mos Harro” që zbardhi disa ngjarje kriminale, ka paralajmëruar se është zbërthyer një tjetër ‘telefon’ nga platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncroChat që sipas tij do të nxjerrin të dhëna tronditëse.
“Ju e nisët me titullin drejtësi e të penduarve. Është dhe një i “penduar” tjetër, telefoni, po e them në mënyrë metaforike. Platformat e dekriptimit që kanë nisur nga 2020 dhe ne shqiptarët ndoshta kemi qenë përdoruesit e dytë më të mëdhenjtë… Unë po ju them dicka që shpejt do bëhet publike. Një telefon i ri ka filluar të flasë. Një telefon i ri është zbërthyer dhe është një thesar i vërtetë për kureshtjen e publikut. Ka dhënë indicie përmes të cilit mund të shkohet drejt informacione që mund të trondisin. Kësaj radhe është shumë herë më lart. Emri i operacionit të fundit është asgjë nuk harrohet në këtë rast mund të thuhet asgjë nuk mbulohet. Të dhënat do jenë tronditëse”, tha ai.