Connect with us

Sport

‘Bisedime sekrete’ për një transferim tronditës në futboll: Vinicius drejt Premier League?

Manchester City thuhet se ka zhvilluar “bisedime secrete” për të nënshkruar me superyllin e Real Madrid-it, Vinicius Junior, ndërsa po shqyrtojnë një marrëveshje edhe për shokun e tij të skuadrës, Rodrygo, sipas raportimeve.

“Qytetarët” kanë bërë tashmë gjashtë nënshkrime të reja këtë verë: Tijjani Reijnders, Rayan Cherki, Rayan Ait-Nouri, James Trafford, Marcus Bettinelli dhe Sverre Nypan.

Manchester City është i etur të sjellë më shumë fytyra të reja, ndërsa Pep Guardiola synon ta lërë pas një sezon zhgënjyes 2024-25, i cili i pa ata të përfundonin të tretët në Premier League dhe pa trofe.

“Qytetarët” tashmë kanë rënë dakord të lejojnë Jack Grealish t’i bashkohet Everton-it në një marrëveshje huazimi për një sezon me mundësi blerjeje në fund të tij, ndërsa Savinho është subjekt i interesit nga Tottenham-i.

Kjo e ka shtyrë Man City-n të shqyrtojë opsione të reja këtë verë, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë linjën e tyre sulmuese, me ekspertin e transferimeve Fabrizio Romano që zbulon se anësori i Real Madrid-it, Rodrygo, tani është një objektiv “serioz” për skuadrën e Guardiola-s.

Romano tha në kanalin e tij në YouTube: “Dua t’ju konfirmoj edhe një herë se Manchester City ka një interes serioz për Rodrygo-n”.

“Ajo që mund t’ju them është se Manchester City ka filluar disa kontakte për të kuptuar situatën e lojtarit, për të kuptuar se si ndihet Rodrygo, si ndihet familja e tij, agjentët e tij dhe gjithashtu për të kuptuar Real Madrid-in”. Real Madrid-i është i hapur për ta lënë Rodrygo-n të largohet këtë verë, por ata duan një tarifë të konsiderueshme transferimi, rreth 100 milionë euro, zbuloi gazetari italian.

Gjithashtu, ka një thashethem se ata mund të kërkojnë të nënshkruajnë me shokun e skuadrës së Rodrygo-s te Real Madrid-i dhe Brazili, Vinicius Junior. Sulmuesi ka refuzuar ofertat e rinovimit në tavolinë në “Bernabeu”.

Sipas një lajmi të shpërndarë në X, nga Indykaila (nuk është burim i besueshëm), Man City po monitoron edhe Vini-n.

Në fakt, pavarësisht besueshmërisë së këtij lajmi, profili në X është i njëjti që dha lajmin i pari për interesin e Manchester United për mesfushorin e Brighton-it, Carlos Baleba. Lajm që në fakt rezultoi i saktë.

Dhe, për të vijuar të Man City – Vinicius, thuhet se palët kanë pasur bisedime sekrete mes tyre.

Lojtari thuhet se ka vetëm një problem. Ai ka shqetësime për të gjitha pasiguritë që e rrethojnë Man City-n për 115 akuzat e ngritura kundër tyre nga Premier League.

Sipas disa raporteve Real Madrid-i do të kërkonte 350 milionë euro për të shitur Vinicius-in. Shuma do të përbënte transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke parakaluar 222 milionë euro që PSG-ja pagoi për të afruar Neymar-in nga Barcelona.

Advertisement