Bota
Bisedime SHBA-Kinë, palët ndodhen në Suedi për të zgjatur me 90 ditë “armëpushimin” tregtar

SHBA dhe Kina pritet të rinisin sot një raund të ri bisedimesh tregtare në Suedi, mes shpresave për zgjatjen me edhe 90 ditë të pauzës aktual në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.Delegacioni amerikan kryesohet nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ndërsa pala kineze drejtohet nga zëvendëskryeministri He Lifeng.Takimet vijnë vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump shpalli një marrëveshje kuadër për tarifat me Bashkimin Evropian.Pauza 90-ditoer mes SHBA-së dhe Kinës, që përfshiu uljen e përkohshme të tarifave reciproke, përfundon më 12 gusht.Prej se Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar, dy vendet kanë rritur ndjeshëm tarifat ndaj mallrave të njëra-tjetrës, duke arritur mbi 100%. Sipas burimeve të “South China Morning Post”, palët pritet të bien dakord për një zgjatje të armëpushimit me edhe tre muaj.Po ashtu, “Financial Times” raportoi se SHBA ka ngrirë përkohësisht kufizimet ndaj eksporteve të teknologjisë për në Kinë, për të mos dëmtuar bisedimet dhe për të lehtësuar një takim të mundshëm mes Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping më vonë gjatë vitit.Në qendër të mosmarrëveshjeve janë eksportet e teknologjisë, veçanërisht çipet për inteligjencën artificiale, për të cilat zyrtarë amerikanë të sigurisë kanë shprehur shqetësimin se mund të përdoren nga ushtria kineze dhe të fuqizojnë konkurrencën teknologjike të Kinës.

