Connect with us

Rajon

Bisedimet për qeverinë e re/ Spajiç: Mendoj se do të kemi shumicën për mandatin

Lideri i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Milojko Spajiç shpreh bindjen se do të ketë shumicën për mandatin, por edhe për formimin e qeverisë, shkruan Vijesti.

“Mendoj se e kemi bindur presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç se e kemi shumicën për mandatin, por edhe për formimin e qeverisë”, tha ai. 

I pyetur nëse pret të ketë mbështetjen e dyzet e një deputetëve, e cila është e nevojshme për zgjedhjen e qeverisë, Spajiç është përgjigjur pozitivisht.

“Ne jemi të bindur që kemi shumicën për mandatin dhe se pas kësaj do të kemi edhe shumicën për të formuar qeverinë… Detyra e mandatit është të kërkojmë shumicën prej 41, pra pjesëmarrjen aktive të Dyzet e një deputetë.Ne pamë që qeveria e shumicës dhe jo pakicës është një skenar optimal.Për të mos përsëritur gabimet e paraardhësve mendojmë se duhet të synojmë një qeveri të shumicës dhe një qeveri që do të kanë mbështetje të qëndrueshme në parlament”, u tha ai gazetarëve në Cetinje, pas takimit me Milatoviç.

Milatoviç sot ka nisur konsultimet për zgjedhjen e përfaqësuesit për përbërjen e qeverisë me takim me Spajiçin. Në takim, përveç Spajiçit, morën pjesë edhe Boris Pejoviç, anëtar i Kryesisë së PES-së, Seid Haxhiç, deputet nga lista e asaj lëvizjeje dhe Jelena Nedoviç, deputete nga lista e PES dhe anëtare e Alternativës.

Advertisement