Connect with us

Rajon

Biserko paralajmëron: Ja çfarë po përpiqet të bëjë regjimi i Vuçiçit

“Mali i Zi aktualisht është në rrezikun më të madh nga nacionalizmi serb, sepse pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, u bë e qartë se Kosova është pika përmes së cilës Perëndimi nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të Serbisë dhe Rusisë” – Kështu u shpreh themeluesja dhe kryetarja e Komiteti të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Ajo theksoi se sulmi terrorist tregoi potencialin e madh të konflikteve që, nën ndikimin rus, mund të përhapen në entitetin boshnjak-hercegovinas, Republikën Serbe dhe Malin e Zi.

“Serbia nuk e ka mbyllur çështjen e “botës serbe” dhe regjimi i Aleksandër Vuçicit, ende po përpiqet të rishikojë disfatat e luftërave të viteve 1990” – ka pohuar Biserko, duke shtuar se për sa i përket Ballkanit Perëndimor, ka tre pika ku tensionet mund të rriten dhe të krijojnë situata konflikti të lartë.

“Mali i Zi është në rrezik të madh, duke qenë se në dy vitet e fundit, ky ekip që është tani në pushtet në Podgoricë dhe që është instaluar nga Kisha Ortodokse dhe Beogradi, po punon për të mekur sovranitetin malazez dhe gjithçka që ka qënë deri tani Mali i Zi, dhe sipas mendimit tim, po ia dalin krejt të patrazuar nga Perëndimi” –  ka vlerësuar Biserko, e cila beson se regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, është instrumenti i fundit në grumbullimin e serbëve në Mal të Zi.

“Ajo që më shqetëson është se Serbia vazhdimisht po shkon drejt territorializimit të çështjes serbe, gjë që mund të ndodhë për shembull në Mal të Zi, madje për këtë ka folur edhe një gazetar rus, Sisojev, me banim në Podgoricë. Do ndodh diçka e tillë si Krajina, që ishte në Kroaci, e që tani është në Republikën Serbe, dhe që ka qenë gjithmonë aspirata të jetë edhe në veri të Kosovës” – ka theksuar Biserko.

Advertisement