Kosova
Biserko shkatërron Vuçiçin/ Idea për territor të okupuar, marrëzi në qiell të hapur
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, duke folur lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçicit për veriun e Kosovës, rajon te cilin ai e ka quajtur si “territor i okupuar”, si edhe me kushtet e reja te vendosura prej tij per te siguruar sic tha ai mbijetesen e serbeve ne veri, ka paralajmëruar “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.
Veprimet që ai vet i bëri dy vjet më parë, si tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndalimin që të jenë pjesë e zgjedhjeve, në fakt përjashtimin total të serbëve nga shoqëria e Kosovës, meqë të qenurit pjesë e institucioneve nënkuptonte integrimin e tyre, Vuçic tani po tenton ta kthej në të vjetrën.
Biserko tha se në krejt këto ka gisht edhe bashkësia ndërkombtare dhe se në prapaskena nuk po dihet se çfarë po ndodh.
Kujtojme se Presidenti Vuçiç, në fjalimin para opinionit serb, duke
iu pergjigjur pyetjes se a do të merret vendim për okupimin e territorit të veriut te Kosoves, tha se ky vendim nuk është marrë sepse do të sillte një sërë pasojash të papranueshme, siç është njohja e Kosovës shtet i pavarur.