Connect with us

Kosova

Biserko tregon fakte të reja/ Terrorizmi e shtatorit sipas saj

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, aktualisht është nën presion të madh nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare për shkak të sulmit terrorist të paramilitarëve serbë vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

“Vuçiç është nën presion të madh jo vetëm për shkak të zgjedhjeve, por mbi të gjitha për shkak të Banjskës, që ishte kërcënim ndaj sigurisë së gjithë Evropës, prandaj dhe Perëndimi reagoi menjëherë. Raporti i Qeverisë së Kosovës ishte shumë i detajuar dhe shumë bindës”

– tha Biserko në një intervistë për portalin malazez “Antena M”.

Gruaja që dokumentoi krimet e udhëheqësve serbë – Sllobodan Millosheviç dhe Vojisllav Sheshel – në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990-1999, shtoi se presidenti serb pret rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në muajin qershor dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nëntor të këtij viti për të përcaktuar hapat e radhës.

Biserko gjithashtu komentoi edhe Rezolutën e Parlamentit Europian, ku përveçse kërkohen hetime të pavarura për parregullsitë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, gjythashtu kërkohet nga Komisioni Evropian edhe pezullimi i fondeve financiare të Unionit, në rast se vërtetohet përfshirja e drejtëpërdrejtë e autoriteve serbe në vjedhjen e votave, veçanërisht në Beograd.

“Rezoluta e PE-së është moralisht dhe politikisht detyruese! Të gjitha qeveritë, përveç asaj hungareze dhe ndoshta sllovake, mbështesin dhe ushtrojnë presion në këtë drejtim” – deklaroi Biserko

 

Advertisement