Sport
‘Bisha’ Haaland mund të arrijë deri në 800 gola
ANGLI – Erling Haaland vazhdon të bëjë ritin e tij. Sulmuesi i Manchester City është në formë të mirë para portës. Norvegjezi luajti sërish të enjten e kaluar kundër Liverpool-it në Kupën Carabao dhe i qëndroi besnik zakonit të tij me golin. Ai shënoi, pas një krosimi të shkëlqyeshëm të De Bruyne, i pari për skuadrën e Guardiolës që mposhtën Reds (3-2). Dëshmi kjo se Erling nuk është prekur nga pasiviteti për shkak të Botërorit.
Ardhja e Haaland në Manchester City nuk mund të ishte më produktive: ai ka 30 gola në 25 ndeshje. Disa numra që mahnitin edhe vetë shokët e skuadrës. De Bruyne, ai që e asistoi në golin ndaj Liverpoolit, është plot lëvdata për të.
Halland, një ‘makinë’ shënimi
“Ai tashmë ka shënuar rreth 200 gola, kështu që ndoshta mund të arrijë në 600, 700 ose 800, nëse qëndron në formë dhe bën gjërat që bën. Erling është një sulmues i nivelit të lartë,”- tha belgu.
De Bruyne ka luajtur me sulmues të tjerë të mëdhenj si Agüero apo Gabriel Jesús, madje edhe me Lukakun në skuadrën e Belgjikës. “Është shumë e vështirë t’i krahasosh, sepse të gjithë janë krejtësisht të ndryshëm. Ata luajnë në të njëjtin pozicion, por disa janë më fizikë, të tjerë janë shumë të shpejtë, dhe të gjithë mund të shënojnë gola”,- komenton ai dhe vazhdon: “Erling nuk e ka bërë këtë për shkak të moshës së tij, por të gjithë ata kanë shënuar 300 ose 400 gola. Haaland është aq i fiksuar pas golave, sa ndoshta mund të shkojë më tej.”
De Bruyne gjithashtu thekson karakterin e dashur të Haaland. “Ai është ende një fëmijë që e shijon jetën e tij dhe e merr futbollin shumë seriozisht. Atij i pëlqen të shënojë gola, kështu që mendoj se kjo është gjëja më unike për të,”- thotë belgu.