Connect with us

Rajon

Bislimi s’ka fuqi/ Duhet takim i nivelit të lartë për planin e sekuencimit

Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin që ka pasur dje në Bruksel me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Bislimi ka thënë se tema e parë që kanë diskutuar ka qenë plani i sekuencimit të zbatimit të Marrëvehsjes së Ohrit. Ai ka thënë se Kosova ka vërejtje për draftet që janë prezazntuar nga Miroslav Lajcak për sekuencimin me arsyetimin se është selektiv dhe le anash disa pjesë të rëndësishme të marrëveshjes bazike

Ai ka thënë gjithashtu se kanë tentuar një takim trilateral, por që fatkeqsisht s’ka ndodhur.

Kryenegociatori i Kosovës u shpreh se i ka listuar BE-së të gjitha kërkesat dhe obligimet që mendojnë se duhet të bien edhe mbi palën serbe dhe që duhet të konkretizohen përmes planit të zbatimit dhe se po presin hapat e radhës.

“Plani i sekuencimit kërkon takim të nivelit të lartë, sepse qartazi kryenegociatorët s’mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme” – deklaroi Bislimi

Advertisement