Politike
BKH kontroll në zyrën e zyrtarit të lartë/ Arjan Curri: SPAK po kërkon një politikan të rëndësishëm, dyshohet se është arratisur

Analisti Arjan Curi deklaroi se dy ditë më parë BKH ka pasur një kontroll në zyrën e një zyrtari shumë të lartë. Ai tha po ashtu se SPAK është vënë në kërkim të një tjetër zyrtari të lartë i cili sipas Currit është arratisur dhe nuk ndodhet në territorin shqiptar, por të dyja këto raste nuk dha emër.
“SPAK po vepron tani sepse po kërcënohet për ekzistencën e tij, dhe ka një llogari për të dhënë ndaj amerikanëve dhe do i kërkojnë kokat e prera.
Është bërë një sulm më i rëndësishëm se sulmi i Veliajt, ky personazh është më i rëndësishëm.
Këto ditët e fundit është dhënë alarmi ‘le të arratiset kush të mundet’, veç disa drejtorëve të rëndësishëm, është arratisur një nga personazh politikan dhe funksionar i lartë që nuk gjendet në territor dhe po e kërkon SPAK. Unë personalisht jam pro arratisjes, sepse po nuk arratise këta të arrestojnë”, tha Curri.
Ndërkohë pas kësaj deklarate, Lorenc Vangeli tha: Në këto moment, fola me burimet e mia dhe më thanë që nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH-ja përballë Katedrales Katolike.

