Pinknews
Bledi Mane flet për çiftin: Dashuria e Luizit dhe Kiarës po zbehet
Gazetari Bledi Mane, pas daljes nga “Big Brother Vip” ka nisur të komentojë lojën e banorëve, tashmë si dikush që i ka parë nga afër.
Sa i takon dashurisë së Kiarës dhe Luizit, Bledi u shpreh se, është diçka që po zbehet dita-ditës.
“Më besoni, një nga arsyet pse dola ishte që të lija Kiarën, sepse “larg syrit, larg zemrës”. Luizi është i pa parashikueshëm, ndoshta një lojtare tjetër do ta joshte. Dalja e Kiarës do t’i zbehte ndjenjat. Ajo dashuri sa vjen dhe zbehet”- tha Bledi në “Wake Up.”
AI habiti jo pak edhe me deklaratën për Nitë, për të cilën tha se kishte një ndjesi për të.
“Kishte një lloj kimie të vogël, por më tepër sapio seksualizëm. Ndoshta pas spektaklit do e pres dhe varet si do shkojnë gjërat”