Connect with us

Pinknews

Bledi tregon të keqen e madhe të Jorit

Gazetari i njohur Bledi Mane ka bërë një deklaratë tipike tijën për një nga ish-banororet e BBV, Jori Dellin.

I ftuar në një emision televiziv, Bledi Mane tha dy fjalë për Jori Dellin, modelen e njohur që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” në mesin e rrugëtimit të këtij edicioni.

Gazetari i njohur e konsideroi modelen bukuroshe si “sabioseksuale”, term që përdoret kur dikush tërhiqet seksualisht nga njerëzit inteligjentë. Në dallim nga njerëzit e tjerë që thjesht u pëlqejnë njerëzit inteligjentë, sapioseksualët tërhiqen fizikisht nga inteligjenca. Madje, refuzojnë të dalin me njerëz që s’i konsiderojnë “të zgjuar.”

Por jo vetëm kaq, Bledi Mane tha se Jori e njohu në shtëpinë e “Big Brother VIP” në një ditë me shi.

Advertisement