Connect with us

Politike

Blindohet PD/Berisha: Lul Brava shndërron shtëpinë e demokratëve në bunker personal!

TIRANË – Ish-Kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha se e ka kthyer shtëpinë e demokratëve në bunker personal.

Ky reagim i Berishës vjen pas lajmeve se selia e Partisë Demokratike është përforcuar përsa i përket elementëve të sigurisë, lëvizje kjo vetëm dy ditë para ultimatumit të ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit kryeopozitari Lulzim Basha duhet të largohet nga selia pasi është shkarkuar nga detyra

Postimi i plotë i Berishës:

Lul Brava shnderron shtepine e demokrateve ne bunker personal! Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng, ai nderron brava dhe po vendose dyer te blinduara per te shendrruar shtepine e demokrateve, seline e Partise Demokratike ne bunkerin e tij privat. Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se, ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire. Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine. Komisioni i Rithemelimit te Partise Demokratike!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *