Kronike
‘Blindohet’ Peqini, bastisen shtëpi e biznese gjatë natës
PEQIN– Kontrolle të shumta janë krye në Peqin gjatë mbrëmjes së kaluar. Mësohet se forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në Peqin ku kanë zhvilluar një operacion të gjerë.
Paraprakisht raportohet se janë kontrolluar disa shtëpi e ambiente biznesi, por nuk dihen ende rezultatet e operacionit.
Aksioni është ndërmarrë pas urdhrit të lëshuar nga gjykata për kontrollin e ambienteve ku dyshohet se kryhen aktivitete të paligjshme dhe strehohen persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.