Aktualitet
‘Blindohet’ Vlora, kontroll mjetet me xhama të zinj
Kontrolle të shumta në Vlorë. Forca policie kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme e kanë kryer kontrolle ndaj makinave me xhama të zinj.
Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar automjetet në qarkullim, si dhe duke kontrolluar brenda tyre, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.
Ky aksion vjen vetëm një ditë pas atentatit që iu bë dy efektivëve të policisë në Vlorë, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim 37-vjeçari me tre gjeneralitete, Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.