Kosova
Blinken, bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas Zyrës së kryeministrit Kurti, ai ka biseduar me Blinkenin për situatën në Kosovë si dhe dialogun me Serbinë. Në njoftim thuhet se dy zyrtarët kanë diskutuar për nevojën e “intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”.
Në faqen e Presidencës së Serbisë është thënë se në mesin e temave kyçe ka qenë ajo për Kosovën dhe është shprehur dëshira e administratës amerikane që të arrihet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur.
Në mesin e temave tjera që kanë diskutuar Blinken me Vuçiç, kanë qenë edhe lidhja e Serbisë dhe Federatën e Rusisë.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.