Connect with us

Politike

Blinken nuk e takoi, Basha: Komunikoj çdo javë me interlokutorët në SHBA

Lulzim Basha duke iu pergjigjur pyetjes se Arbër Hitajt mbi mungesën e tij në takimin me sekretarin Blinken kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt.

‘Komunikime javore edhe përfaqësuesit në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA. Janë pjesë e luftës politike. Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogle. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë. E rëndësishme që PD është partner kryesor i perëndimit, BE, SHBA.

Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore. Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit. PD qëndron qartësisht në një platformë si partnerët perëndimorë. Qëllimi ynë anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE. Kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë.’, thotë Basha.

Advertisement