Aktualitet
Bllokimi i ngarkesave me pesticide në Kroaci/ Femeri i përlotur: Prodhimet po na kalben

Pas bllokimit të tonelatave të domateve me pesticide në Kroaci, fermerët shprehen se i gjithë prodhimi i këtij viti ka mbetur stok. Fermerët theksojnë se pas këtij incidenti, porositë janë ndërprerë pothuajse plotësisht. Marjo Bregu nga Bashkia Dimal thotë se kanë bërë investime të shumta dhe prodhimet po u kalben dhe po i hedhin në kanal. Ndërsa një tjetër fermer hedh akuza ndaj fermerëve që kanë abuzuar me pesticidet.
“Problemi qëndron se ne, si fermerë, kemi në të gjithë zonën e Samaticës sera të ndërtuara dhe kemi investuar goxha para. Kemi prodhuar mallin sipas standardeve, disa thonë me pesticide po i nxjerrin andej nga kroati, por nuk është e vërtet kjo gjë. Unë personalisht kam një hektar serë, kam mbjellë trangull dhe pak domate, por nuk po shitet. Çmimi është i ulët, kjo është normale, por ne po vuajmë ta shesim. Tregtarët, eksporti nuk po funksionojnë si më parë”, thotë Flori Begaj, fermer.
“Arsyeja e bllokimit nga shteti kroat kjo ishte, përdorimi i pesticideve të ndaluara ose mbidozë. Edhe kjo është një problematik që deri diku unë besoj që qendron këtu tek ne. Besoj që kjo është një problematik që duhet punuar sepse ndoshta dhe falë kësaj jemi në këtë gjendje këtu ku jemi, që malli nuk po shitet dhe që tregtarët nuk po vijnë të marrin mallin”, shprehet Marjo Begaj, fermer.

