Kronike
Bllokohen 3 mjete lundruese në Vlorë, gjoba për drejtuesit
Dy “Jet Ski” dhe një gomone janë bllokuar gjatë fundjavës në Vlorë e Dhërmi nga policia, pas kontrolleve për garantimin e sigurisë në bregdet.
Polica bën me dije se secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.
“Si rezultat, Policia Kufitare e Vlorës dhe Policia Kufitare në SPK Dhërmi kanë bllokuar 3 mjete të tjera lundruese, prej tyre 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski” dhe 1 mjet lundrues gomone, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, drejtuesit e tyre, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim”, njoftoj policia.