Connect with us

Politike

Blogerë apo spiunë? Peleshi sqaron ngjarjen

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pasi vizitoi dy ushtarët e plagosur pas sulmit të një rusi, që tentoi të futej në uzinën e armëve në Gramsh, ka dhënë një prononcim për mediat.

Në një komunikim për mediat Peleshi sqaroi ngjarjen, ndërsa pohoi se bëhej fjalë për tre të huaj që ndodheshin prej disa ditësh në vend dhe se kanë qenë nën vëzhgim.

Ministri sqaroi se ajo që i bën autoritetet të dyshojnë për spiunazh është fakti që ata janë nisur drejt e te Uzina dhe kanë nisur të fotografojnë. Por Peleshi theksoi se ende nuk mund të thuhet nëse ata janë blogerë apo agjentë.

“Fakti që u sollën dhunshëm, na bëjnë të dhunojmë. Dyshojmë për spiunazh pasi u futën drejt në uzinë dhe fotografuan. Agjencia e inteligjencës ka qenë e informuar qëkur ka nisur ngjarja. Presim të zbardhet ngjarja.”, tha ai.
Po ashtu, Peleshi hodhi poshtë zërat, sipas të cilëve, Uzina kishte tre vite pa energji elektrike.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *