Connect with us

Kosova

Blushi: Kosova të bashkohet me Shqipërinë, ndryshe rrezikon të ukrainizohet

Ish-deputeti Ben Blushi, në promovimin e librit të tij “Komploti” ka komentuar politikën në Kosovë, duke parashikuar një të ardhme jo të mirë për vendin.

Blushi tha ndër tjera se Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë, ose do të ndodhë Ukrainizimi i saj.

“E vetmja rrugë që Kosova të shpëtoj nga kjo, është bashkimi me Shqipërinë. Për shkak të ndryshimeve të pritshme në sferën globale, Rusia, Amerika, këto të dyja, krijojnë shumë konflikte. Nëse ato nuk do kishin konflikte me njëra-tjetrën, nuk ndoshta nuk do të kishte konflikt në veriun e Kosovës, ndoshta nuk do të kishte konflikt në Izrael apo Ukrainë. Bota do të ishte shumë më e qetë” – deklaroi Blushi.

“Rusia mendon që Kosova duhet t’i takojë Serbisë. Amerika mendon që Kosova duhet të jetë e pavarur. Nëse gjejnë pas 10 vjetësh këto të dyja një marrëveshje, e ajo marrëveshje është në dëm të Kosovës, çfarë do të ndodh? E vetmja rrugë është që partitë në Kosovë të mos negociojnë më për targat por për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse ndodh kjo, nuk ka kthim mbrapa, por nëse vazhdon Kosova kështu, veriu i është i rrezikuar. Ukrainizimi i Kosovës nuk është i pamundur, nuk është i përjashtuar, me metodat dhe fuqinë që ka sot Kosova” – theksoi Ben Blushi.

Advertisement