Connect with us

Politike

Boçi “zbërthen” strategjitë e PD për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të 2025

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka folur për riorganizmin e PD, tashmë që vula i kaloi ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Strategjitë në politikë janë shumë të thjeshta, kanë të bëjnë me organizimin, vazhdimin e aksionit politik dhe krijimin e programit. Është thjeshtë organizim dhe zbritje ne terren, në bazën e grupseksioneve për t’i gjallëruar. Jemi marrë më shumë me veten tonë sesa me qytetarët, sesa me atë demokrat militant apo aktivist, që kërkon që partia e tij të jetë fituese”, tha ai.

I pyetur për ndonjë lëvizje të brendshme që Berisha të drejtojë partinë, por të nxjerrë një ekip që nuk ka lidhje me non-grata për të qeverisur vendin, Boçi u shpreh se ajo që ndodh brenda në parti, nuk është shqetësim i qytetarëve.

“Pjesa e një partie, mënyra si funksionon dhe cili është roli i kryetarit, rregullohet në Statut. Mendimi i lirë në PD ekziston dhe mendimi i liderit pasurohet me kontributet e çdo pjese tjetër drejtuese. Mënyra si merren vendimet në PD nuk besoj se është shqetësim i qytetarëve. Unë habitem si hidhet për debat mënyra autoritare si drejtohet PD…”, deklaroi Boçi.

Advertisement