Connect with us

Kosova

Bogdanoviç: Gjithmonë do t’i kërkoj falje shqiptarëve për krimet serbe

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, përmes një postimi në platformën “X”, ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai tha se duhen krijuar themele të reja të bashkëpunimit, teksa edhe i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.

“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë. Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviçit dhe Vuçiçit”, – ka potencuar  ka pohuar Boban Bogdanoviç.

Vlen të kujtojmë se politikani serb edhe më herët ka bërë disa reagime ku ka kundërshtuar veprimet e presidentit serb.

Advertisement