Bota
BoJo kthehet për karrigen e paftohur
Me një fluturim nate që i dha fund pushimeve të tij në Karaibe, Boris Johnson ka zbritur në Londër me shpresën se mund të ulet sërish në karrigen e paftohur nga të ndenjurat e tij kur ishte kryeministër. Koha nuk pret dhe atij i duhet që brenda pasdites së 24 tetorit, të mbledhë 100 firma parlamentarësh konservatorë, për të rifituar të drejtën të drejtojë ekzekutivin.
Ish-kryeministri mbështetet nga disa anëtarë të kabinetit të tij të vjetër, duke përfshirë ish-ministren e Brendshme Priti Patel, e cila shkroi në Twitter se “Boris ka mandatin për të zbatuar programin tonë zgjedhor dhe një histori të suksesshme në marrjen e vendimeve të rëndësishme”
Përballë BoJo, liderja e Dhomës së Komuneve mbetet e dobët dhe I vetmi kandidat i vërteti për postin e Kryeministrit mbetet Rishi Sunak dhe ish-kancelari i thesarit të qeverisë Konshon, i cili ende nuk ka shpallur kandidaturën, ndonëse shumë besojnë se shanset për të marrë mbështetjen e 100 deputetëve janë më të mëdha për të sesa dy konkurrentët e tjerë. Nëse vetëm njëri nga të tre arrin të kalojë pragun e mbështetësve, vendi do të njohë mbrëmjen e 24 tetorit kreun e ardhshëm të qeverisë. Nëse nga ana tjetër do të ketë sfidues të tjerë, votimi i të premtes së 28 tetorit do të përcaktojë lidershipin e ri të ekzekutivit.