Connect with us

Sport

Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj triumfon në Londër

Boksiori shqiptar nga Lezha Jurgen Uldedaj, ka triumfuar në kryeqytetin e Britanisë së Madhe Londer, duke fituar ndeshjen përballë rivalit argjentinas Bruno Igor Hong.

Përballja e cila u mbajt në sallën më të famshme të boksit profesionit York Hall, nisi e luftuar nga të dy boksierët, teksa në raundin e parë Uldedaj ishte disi në vështirësi.

Në raundin e katërt, boksieri kuqezi arriti të fitonte këtë takim me kock out teknik, pasi trajneri i rivalit të tij hodhi peshqirin në tapet. Boksieri kuqezi ka arritur të marrë fitoren e tij të 15-të radhazi, në po aq ndeshje të zhvilluara nga 25-vjeçari.

Kjo ndeshje mjaft e rëndësishme u ndjek nga afër nga shumë shqiptar, të cilët kishin mbushur salle York Hall në mbështetje të boksierit shqiptar që në vazhdimësi po korr suksese. Jurgen Uldedaj, po bën epokë në sportin e boksit botëror, duke mos njohur humbje dhe ngritur lart flamurin kuq e zi në arenat ndërkombëtare.

Advertisement