Sport
Boksieri shqiptar shpartallon rivalin serb për 13 minuta
GJERMANI – Në një lidhje me ‘Skype’, boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka treguar detaje rreth ndeshjes së tij me boksierin serb në Gjermani, madje zbuloi edhe arsyen pse i dhuroi kundërshtarit lule përpara ndeshjes.
“Një goditje mund të jetë fatale. Zgjati 12 minuta e 50 sekonda kjo në ndeshje. Ne jemi boksierë profesionistë dhe duhet të godisim, të kryejmë punë dhe të fitojmë. Kundërshtari ka dale tani nga spitali, por shkon për t’u kontrolluar. Ishte diku te 3 kg më i rëndë se unë. Unë këtë gjë e bëra më shumë për provokim para ndeshjes. Ja dhashë me idenë, që do ta mbys në ring dhe do t’i çoj lulet te varri. Ke shumë emocione, sidomos kur ndeshesh përballë një serbi”,- u shpreh ai.
Më tej, Roberto foli edhe për marrëdhënien që ka me reperin e njohur, Noizyn, me të cilën është shfaqur edhe në rrjetet sociale. “Me Noizyn thjesht kemi pasur një keqkuptim të vogël dhe ai na tha që kampionët duhet të rrinë bashkë. Jemi sqaruar, kemi qendruar bashkë. Ka pasur një keqkuptim, më shumë me vëllain tim dhe me mua”, tha boksieri.