Connect with us

Kosova

Bolton e ka me Kurtin/ Vuçiç do këmbim territoresh me Kosovën

Hulumtuesi Dushan Prorokovic, duke folur per projektin amerikan te kembimit te territoreve, e hedhur ne tryeze ditet e fundit nga John Bolton, tha se kjo duhet të konsiderohet me shume si pikëpamje personale e ish keshilltarit amerikan, sesa një projeksion strategjik.

Bolton, theksoi Prorokovic, është një nga politikanët republikanë amerikanë që i shikon marrëdhëniet ndërkombëtare nga një perspektivë realiste, por ndikimi i tij ishte shumë më i madh në të kaluarën sesa sot.

“Ai ka pasur shumë gabime në pikëpamjet e tij strategjike dhe kjo ishte arsyeja pse ai u hoq nga administrata Trump. Për më tepër, ndikimi i tij në politikën e jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së është shumë i diskutueshëm” – deklaroi Prorokovic.

Pyetja kryesore, megjithatë, siç theksoi ai, është nëse shkëmbimi territorial është i pranueshëm për Serbinë.

“Kjo ka të bëjë kryesisht me interesat serbe, çështjet serbe të identitetit, pikëpamjet gjeopolitike dhe vlerësimet se si të veprohet në dekadat e ardhshme në një mjedis ndërkombëtar shumë të paqëndrueshëm. Unë nuk e shoh këtë si të pranueshme. Së pari, për shkak të çështjeve të identitetit. Ne jemi dëshmitarë të gjithçkaje që po ndodh në Kosovë, dhe në rastin e ndarjes, kjo do të hapte shumë pasoja të pakëndshme, nëse jo katastrofike, për Serbinë. Ekziston edhe pozicionimi i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pra, ka shumë arsye pse kjo është e papranueshme për Serbine.

Ai shtoi se jemi dëshmitarë qe në Ukrainë nuk u respektuan garancitë e dhëna Rusisë, një fuqie e madhe dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të përcaktuara me marrëveshjet e Minskut. Pra, tha ai, nëse këto garanci nuk respektohen për Rusinë, lind pyetja: pse do të respektohen ato për Serbinë? Prorokoviq gjithashtu nuk sheh ndonjë vullnet midis shteteve evropiane, Bashkimit Evropian apo Mbretërisë së Bashkuar për t’u përfshirë në diskutime mbi këtë temë.

Advertisement