Connect with us

Bota

Bombardohet dhe rrafshohet plotësisht një banesë, 13 të vdekur

Bombardimet intensive të mbrëmshme u përqendruan kryesisht në pjesën veriore të Gazës që është më afër vijës bregdetare dhe u godit më së shumti.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një raketë goditi një ndërtesë banimi në Khan Younis me njerëz në të, duke e rrafshuar plotësisht atë. Asnjë paralajmërim nuk është dhënë për banorët. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije në këtë sulm izraelit janë vrarë 13 persona.

Mëngjesin e sotëm, ka pasur një shkëmbim zjarri midis grupeve të armatosura palestineze dhe forcave izraelite pranë Khan Younis.

Këta njerëz thanë gjithashtu për mediat se bombardimet e rënda të tankeve që vumë re këtë mëngjes shërbyen si mbulesë për forcat izraelite ndërsa ata u përpoqën të avanconin në territoret palestineze.

 

 

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka lëshuar paralajmërime të reja evakuimi për banorët e qytetit të Gazës dhe Gazës veriore, duke u thënë atyre që të lëvizin në jug të lumit Wadi Gaza në “zona më të sigurta”, duke shtuar se ata do të marrin ndihmë humanitare, duke përfshirë ujë, ushqim dhe ilaçe.

Advertisement