Bota
‘Bombë’ me sahat/ Autoritetet ngrenë alarmin, Japonia paralajmëron për tërmet të fuqishëm

Një raport i lëshuar nga qeveria japoneze të hënën mbi pasojat e një mega-tërmeti në brigjet e Paqësorit, i cili mund të shkaktojë cunami shkatërruese, të shembe qindra ndërtesa dhe potencialisht të vrasë rreth 300,000 njerëz, është krijuar panik tek qytetarwt.
Vitin e kaluar, Japonia lëshoi paralajmërimin e saj të parë për megatërmet dukew thwnw se kishte një “probabilitet relativisht më të lartë” të një tërmeti me magnitudë 9 ballë, pas një tërmeti me magnitudë 7.1 që ndodhi.
Raporti i aksesuar nga agjencia e lajmeve Reuters tha se ekonomia e vendit mund të humbasë deri në 1.81 trilion dollarë nëse ndodh një ngjarje e tillë. Shifra është e barabartë me pothuajse gjysmën e prodhimit të përgjithshëm të brendshëm bruto (PBB) të vendit dhe është më e lartë se vlerësimi fillestar.
Në skenarin më të keq të një tërmeti të mundshëm me magnitudë 9 ballë, Japonia mund të përballet me 1.23 milionë njerëz të zhvendosur, që është rreth 10% e popullsisë së saj totale. Nëse një tërmet i tillë do të godiste natën vonë gjatë dimrit, deri në 298,000 njerëz mund të humbnin jetën për shkak të cunamit dhe shembjeve të ndërtesave, sipas raportit.
Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë dhe qeveria sheh një mundësi prej 80% për një tërmet me magnitudë 8 deri në 9 ballë përgjatë një zone nënujore të njohur si Nankai Trough.
Hendeku ndodhet në brigjet jugperëndimore të Paqësorit të Japonisë dhe shtrihet për rreth 900 kilometra, ku Pllaka e Detit të Filipineve zbret nën Pllakën Euroaziatike. Grumbullimi i tendosjeve tektonike mund të çojë në një megatërmet rreth një herë në 100 deri në 150 vjet.
Një tërmet me magnitudë 9 në vitin 2011 që shkaktoi një cunam shkatërrues dhe shkrirjen e një reaktori të trefishtë në një termocentral bërthamor në Japoninë verilindore vrau më shumë se 15,000 njerëz.

