Pinknews
Bora dhe Donaldi në pritje të një fëmije? Detaji që ngriti dyshimet
Çifti i njohur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj tashmë kanë zbuluar planet për martesë.
Aktori dhe moderatori i propozoi partnerës së tij gjatë premierës së filmit të tyre “5 Herë Jo”. Por tani dyshja thuhet se do të bëhen prindër për herë të parë.
Këto dyshime erdhën nga klipi promo i emisionit “Më lër të Flas”, ku Donaldi u pyet nga Romeo nëse do të bëhet xhaxha dhe Donaldi pohon me një ‘po’.
Megjithatë, mbetet që kjo gjë të sqarohet ditën e shtunë kur edhe transmetohet emisioni i vëllezërve Veshaj.
Ndërkohë, kujtojmë që Bora tashmë është nënë e një djali nga martesa e kaluar, teksa për Donaldin do të ishte fëmija i parë.