Aktualitet
Borë dhe akull në Rrugën e Kombit/ Aksidentohet makina ja ku ka përfunduar mjeti
Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident.
Në segmentin Fan-Kolsh ka prezencë të borës e akullit.
Siç shihet nga pamjet, një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.