Kosova
Borell e Vuçiç nuk mund të ndalin të qeshurat para nisjes së takimit
Ka nisur tashmë edhe takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e lartë të BE-së për dialogun.
Ky takim nisi pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Infokus.
Nga nisja e këtij takimi janë publikuar edhe pamje ku vërehet se Borell dhe Vuçiq nuk mund të ndalin të qeshurat. Mirëpo kjo pjesë e pamjeve ka qenë pa zë dhe nuk dihet se cila ishte arsyeja e këtyre të qeshurave.
Kujtojmë se në orën 17:15 pritet të nisë takimi i përbashkët pas takimeve të ndara.