Kosova
Borrell: Çështja e targave, më e vështirë për t’u zgjidhur
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë
Gjatë një interviste për REL, ai tha se është duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët dhe se çështja e targave, më e vështirë për t’u zgjidhur
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që makina me targa që i lëshon Serbia, t’i riregjistrojnë ato si RKS – Republika e Kosovës, një vendim ky i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht por që është shtyrë pasi ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës.
“E kemi zgjidhur problemin e kartave të identitetit dhe le të themi pasaportës, lëvizjes së lirë të njerëzve. Çështja e targave është më e vështirë për t’u zgjidhur, sepse nuk është vetëm dikush që lëviz, është një pronë që mund të shitet dhe të blihet. Por, unë jam optimist” – tha Borrell
Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar zyrtarisht ftesa liderëve opozitarë për tu takuar më 30 gusht për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi, ftesa që janë pranuar nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili me këtë rast u shpreh se ‘çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore’
Serbia dhe Kosova kanë arritur para pak ditësh një marrëveshje për lirinë e lëvizjes midis tyre, pas disa muajsh tensioni të shkaktuar nga rregullat e reja administrative dhe kufitare të vendosura nga qeveria e Prishtinës dhe që ngjallën protesta nga më shumë se 120,000 serbë të Kosovës.