Connect with us

Kosova

Borrell dhe Lajçak pushohen nga puna/ Analisti: SHBA pak e impenjuar në dialog

“Bisedimet në forumet rajonale, si ai dyditor në Bled të Sllovenisë, nuk kanë shtrirje të madhe, por janë më shumë të tipit protokollarë, ndaj nuk duhet të presim një kontribut të madh prej tyre në zgjidhjen e disa problemeve serioze politike, siç është kriza në relacionin Beograd-Prishtinë.Gjatë këtij viti janë mbajtur një numër i madh i tubimeve rajonale në të cilat kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të BE-së, por përsa i përket krizës në Kosovë, ato takime vetëm po matin pulsin para bisedimeve të ardhshme zyrtare” – kështu deklaroi komentatori Miroslav Stojanoviç

I pyetur nëse takimet në Bled dhe Austri do të jenë një lloj “përgatitje e terrenit” për vazhdimin e dialogut në Bruksel, Stojanovic th se nuk pret ndonjë zhvillim të rëndësishëm.

“Po hyjmë në errësirë, beteja është kundër kohës që të arrihet diçka të paktën deri në fund të këtij viti, sepse vitin e ardhshëm pritet një vakum politik, duke marrë parasysh zgjedhjet në SHBA dhe BE. Pyetja është se çfarë do të ndodhë me kreun e diplomacisë evropiane Borrell apo emisarin Lajçak me përbërjen e re në BE. Me siguri nuk do të jenë, pasi ata kanë një rezultat shumë të dobët në fushën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, asgjë nuk kanë lëvizur. Pyetja tjetër është edhe se sa janë të interesuar amerikanët për këtë çështje, pasi duket se nuk janë shumë. Ata janë të vetmit që mund të iniciojnë diçka në dialog, teksa evropianët nuk munden” – deklaroi Stojanoviç

 

Advertisement