Connect with us

Kosova

Borrell mburr veten, paralajmëron takim Kurti-Vuçiç

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë një konference për media në Bruksel, ka shprehur vlerësimin e tij për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell ka përmendur investimin e kohës së madhe dhe energjisë në këtë proces, duke theksuar se edhe pse ka pasur sfida dhe kriza, ka ardhur deri te zgjidhje të rëndësishme.

“Kemi investuar shumë kohë dhe energji në dialogun Kosovë-Serbi. Ka pasur ngritjet dhe zbritjet, shumë kriza por edhe zgjidhje, sikurse ajo për targat, letërnjoftimet dhe energjinë. Të dyja palët po lëvizin. Ngadalshëm por po lëvizin, dhe ne duhet t’i shtyjmë që të lëvizin në këtë rrugë, pasi që është e vetmja për ta për një perspektivë të qartë evropiane”- ka deklaruar Borrell.

Në lidhje me pyetjen për një takim të nivelit të lartë, Borrell ka theksuar se dialogu është një proces i vazhdueshëm.

Përfaqësuesi Special është duke udhëtuar nga njëra palë tek tjetra, dhe kur momenti të vijë, sipas tij, do të ketë takime të nivelit të lartë.

Advertisement