Connect with us

Bota

Borrell nga Libani: E vetmja rrugë drejt paqes është krijimi i një shteti palestinez

Gjatë vizitës në Liban, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, duke folur në një konferencë shtypi të mbajtur me kryeministrin libanez, Najib Mikati, tha se donte të fillonte një nismë europiano-arabe për të ringjallur një proces paqeje ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, me qëllimin përfundimtar të një zgjidhje me dy shtete.

“Rruga e vetme është krijimi i një shteti palestinez”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se perspektiva e një shteti do të ofronte një “horizont shprese” për palestinezët.

Ai tha se do të vizitojë gjithashtu Arabinë Saudite të dielën për të diskutuar hapat për të siguruar paqen në të gjithë rajonin.

Dhe shefi i politikës së jashtme evropiane paralajmëroi të shtunën se është “absolutisht e nevojshme” që Libani të mos përfshihet në një konflikt rajonal si rezultat i luftës së Izraelit në Gaza.

 

 

“Unë po i dërgoj këtë mesazh edhe Izraelit: askush nuk do të fitojë nga një konflikt rajonal”, tha ai, duke shtuar, “Unë mendoj se lufta mund të parandalohet, duhet shmangur dhe diplomacia mund të mbizotërojë”.

Që nga 7 tetori, Hezbollahu i Libanit, i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarre të shpeshta ndërkufitare me forcat izraelite.

Dhe të martën, një sulm në një bastion të Hezbollahut në Bejrut vrau nënkryetarin e Hamasit, Saleh al-Arouri.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë ndërsa një zyrtar amerikan i tha Agence France-Presse se Izraeli qëndronte pas sulmit.

Më herët të shtunën, Hezbollah tha se lëshoi një breshëri raketash në veri të Izraelit si një “përgjigje paraprake” ndaj vrasjes së Arourit.

Bota

Aktori i njohur qëllohet për vdekje nga hajdutët që tentuan t’i vidhnin makinën e tij

Aktori Johnny Wactor 37-vjeç është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij, sipas policisë.

Një nga të tre hapi zjarr dhe Wactor vdiq më vonë në spital. Të dyshuarit janë larguar me makinë dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Aktori kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq, tha e ëma për Sky News.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital – e cila u transmetua për herë të parë nga 2020 deri në 2022.

Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

NBC News raporton se hajdutët synojnë konvertuesit katalitikë për metalet e tyre të vlefshme, duke përfshirë platinin, paladiumin dhe rodiumin.

Continue Reading

Bota

Turqia ndjek me vëmendje se kush do të jetë Presidenti i ri i Iranit

Turqia po ndjek më vëmendje se kush do të zëvendësojë presidentin iranian Ebrahim Raisi, pas vdekjes së tij si pasojë e rënies së helikopterit me të cilin udhëtonte. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, marrëdhëniet mes dy fuqive rajonale janë në një moment kyç.

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi ndodhi në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet e Turqisë me Iranin. Një dron ushtarak turk ndihmoi për gjetjen e helikopterit të rrëzuar, por analistët thonë se gjeste të tilla të dukshme ndihme bëhen ndërsa në sfond ekziston një rivalitet në rritje mes dy vendeve.

“Konkurenca politike dhe ekonomike vazhdon. Por, kur shohim deklaratat e presidentit turk, ai është shumë i kujdesshëm që të shmangë diskursin negativ strategjik. Madje Turqia mbajti edhe një ditë zie. Asnjë vend tjetër nuk e bëri këtë; as vendet arabe”, thotë Huseyin Bagci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, në Ankara.

Turqia mbajti një ditë zie kombëtare për presidentin iranian, duke u përpjekur të fshehë faktin se Ankaraja dhe Teherani po konkurojnë për ndikim në rajone të ndryshme. “Për Turqinë, tashmë e ardhmja e Kaukazit jugor, Irakut dhe Sirisë është shumë jetike për sigurinë e saj kombëtare. Në këto zona, Turqia përballet me Iranin që vepron kundër interesave kombëtare të Turqisë”, thotë Bilgehan Alagoz, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Marmarasë, në Stamboll.

 

 

Ushtria turke është përgatitur për një ofensivë madhore në Irak dhe Siri ndaj bazave të grupit rebel kurd PKK, që lufton kundër shtetit turk. Ankaraja e ka kritikuar vazhdimisht Teheranin se nuk mbështet përpjekjet e saj.

Me vdekjen e presidentit Raisi, Irani pritet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale. Analistët thonë se Ankaraja mund ta shohë këtë si një mundësi për të përmbushur objektivat e saj, në veçanti duke patur parasysh ndasitë e brendshme në Iran.

“Tashmë kemi një luftë për pushtet, që do të vazhdojë. Kryesorët janë ushtria dhe klerikët, që kanë një partneritet mes tyre. Por njëkohësisht edhe luftojnë me njëri-tjetrin”, thotë profesor Bagci.

Analistët thonë se nëse Garda Revolucionare e Iranit rrit pushtetin e saj, kjo mund të sjellë edhe një aktivizim më të lartë të grupeve të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, të cilat shpesh sfidojnë interesat e Turqisë. Kjo do të nxiste më tej rivalitetin mes Turqisë dhe Iranit.

“Një vetëbesim i shtuar nga Garda Revolucionare, i kombinuar me pushtetin politik, do të jetë një faktor paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme. Prandaj Turqia do ta trajtojë këtë çështje me shqetësim”, thotë profesorja Alagoz.

Ndërsa Ankaraja dhe Teherani konkurojnë për influencë në Siri, Irak dhe Sudan, analistët thonë se tranzicioni në Iran drejt një presidenti të ri mund të ketë pasoja të rëndësishme për mbarë rajonin./Voa/

Continue Reading

Bota

Dëgjohen sirena në Tel Aviv, Hamasi thotë se ka gjuajtur raketa nga Gaza

Sirena që paralajmërojnë sulme me raketa u dëgjuan në pjesën qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin më 26 maj, për herë të parë pas disa muajsh, teksa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se ka gjuajtur një breshëri raketash nga Gaza.

Hamasi ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur ka nisur luftën me Izraelin më 7 tetor. Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme nga breshëria e fundit e raketa e lëshuar nga Hamasi.

Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë. Izraeli thotë se po zhvillon ofensivë në Gazë me synimin që të zhdukë Hamasin, i cili udhëheq këtë territor./Rel/

Continue Reading

Bota

Tragjike/ Spitali përfshihet nga flakët, humbin jetën 6 foshnje të porsalindura

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nju Delhi të Indisë, ku gjashtë foshnje të porsalindura kanë humbur jetën, si pasoje e një zjarri që shpërtheu në një spital të kryeqytetit Indian.

Në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, shihen zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin, i cili ra mbrëmë në spitalin në pjesën lindore të qytetit.

Departamenti i zjarrfikësve, i tha agjencisë së lajmeve ANI se gjashtë fëmijë të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një spital tjetër.

Policia indiane bën me dije se pronari i spitalit është zhdukur. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi, tha një zyrtar lokal.

Zjarri shpërtheu një ditë pasi 27 persona, humbën jetën në një zjarr në një park në shtetin perëndimor të Gujarat.

Mediat lokale raportojnë se për këtë incident janë arrestuar dy persona.

Continue Reading

Bota

“Këtë letër jepja Francescës…”/ Vetëvrasje apo eliminim? Gjendjet i pajetë bashkëshorti i eurodeputetes italiane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij tip “Range Rover”.

Ka qenë eurodeputetja ajo që ka vënë alarmin pasi bashkëshorti i saj Angelo Onorato nuk po i përgjigjej telefonave, dhe pas lokalizimit me GPS të makinës së tij, ka njoftuar autoritetet.

Mediat italiane raportojnë se Onorato, një arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh, u gjet me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort dhe me njolla gjaku në këmishë.

Autoritetet janë duke hetuar në dy pista, vrasje dhe vetëvrasje.

 

 

Mediat italiane raportojnë se avokati i viktimës ka dorëzuar në polici një letër të cilën klienti i tij ia kishte lënë në dorëzim kohë më parë.

“Nëse ndodh diçka, dërgoja këtë letër gruas sime”, kështu mësohet të ketë cituat avokati, viktimën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING